Ish-mbrojtësi i Milanit: Unë kisha idhull Maldinin, sot të duan për modelin e flokëve

Jan 14, 2018 | 14:22
SHPËRNDAJE

Masimo Odo, në një intervistë për “La Repubblica”, ka folur për momentin e shkëlqyer që po kalon që kur ka marrë drejtimin e Udinezes. Përveç se për klubin bardhezi, ishmbrojtësi ka folur edhe për Milanin.

Në fjalën e tij, 41- vjeçari nuk i kurseu elozhet për Rino Gatuzon duke deklaruar: “Gatuzo më duket një zgjedhje e përshtatshme për Milanin. Ai njeh klubin, tifozët, ambientin dhe është shumë i lidhur me ato ngjyra. Ndoshta nuk ka trajnuar shumë ekipe, por përvoja e tij si futbollist do ta ndihmojë në drejtimin e skuadrës. Ai dëshironte gjithmonë të fitonte dhe besoj se urinë e tij do t’ia transmetojë edhe lojtarëve”.

odo maldini

Teksa foli për përvojën e tij te kuqezinjtë, Odo deklaroi: “Që fëmijë idhujt e mi ishin ikona të Milanit si, Maldini, Barezi apo Van Basten, ndërsa sot të rinjtë e kanë mendjen te fama apo modeli i flokëve. Futbolli është kthyer në biznes dhe rrjetet sociale mund të shndërrohen në një thikë me dy presa. Mjafton të përmendin rastin më të fundit të Raxha Naingolanit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura