Ish-drejtori i Arkivit të MB-së zbulon se përse u dënua Alida Hisku

Jan 7, 2016 | 8:13
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar arsyet se përse u dënua këngëtarja Alida Hisku, e cila së fundmi ngjalli debate me librin ku thoshte se ishte përdhunuar gjatë regjimit komunist.

Alida Hisku
Alida Hisku

Sipas Dervishit, i cili ka patur akses në arkivat e shtetit, Alida Hisku është dënuar për disa të vërteta që ajo ka shkruar në ditarin e saj kur zhvillonte praktikën mësimore në Konispol në vitin 1982.

Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6.1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të shkollës së partisë. Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në ditarin e saj të kallëzuara fillimisht te pedagogët, kanë qenë:

-“Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë”.

-“Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën”.

-“Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur”.

-“Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të”.

-“Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë”.

-“Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”,”, shkruan Kastriot Dervishi në profilin e tij në “Facebook”.

Kastriot Dervishi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura