Inzagi-Asllani diçka nuk shkon, mesfushori s’po merr minuta as si zëvendësues

Apr 17, 2024 | 23:35
SHPËRNDAJE

Asnjë dëmtim, 14 pikë i shkëputur nga vendi i dytë dhe sërish Kristjan Asllani nuk po merr minuta tek Interi. Kjo u thellua edhe në dy ndeshjet e fundit, ku mesfushori i Kombëtares nuk u aktivizua për asnjë sekondë, edhe pse doli në nxehmje herët. Çfarë e pengon Simone Inzagin t’i japë minuta Asllanit?

asllani

Në ndeshjen e fundit me Kaljarin, italiani ka zëvendësuar vetëm Mikitarian për Fratezin, ndërsa Barela dhe Çalhanoglu kanë luajtur gjithë takimin. Ndërkohë me Udinezën, sërish ndërrimi i zakonshëm Miki-Fratezi dhe më vonë në vendin e turkut është aktivizuar Aleksis Sançes. Asllani ka marrë vetëm 22 minuta në ndeshjen kundër Empolit, ndërsa edhe para ndeshjeve miqësore të kombëtareve, ka qenë sërish në stol me Napolin dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve në Spanjë ndaj Atletikon Madridit.

Para kësaj përballjeje, shqiptari përfitoi nga dëmtimi i Çalhanoglusë dhe luajti tri nga katër ndeshje titullar, por në “Metropolitan”, Simone Inzagi i besoi fushën dhe penalltinë në shtesë Davi Klasenit dhe jo Asllanit. Megjithatë, duke e çuditshme pasi kur 22-vjeçarit iu dha mundësia, e shfrytëzoi më së miri me performancën e tij, duke treguar një nivel të lartë dhe bëri që deri diku të mos ndihej mungesa e turkut Çalhanoglu, sa edhe vetë trajneri thuri elozhe pas ndeshjeve. Por, jemi në një situatë që Interi është pothuajse kampion i Serisë A, dhe mund të ketë edhe më shumë hapësirë dhe një djalosh të talentuar, i cili është një investim mbi 15 milionë euro për zikaltrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura