Investimi 244 milionë euro, rrugë e re Thumanë-Kashar. Ja për sa vjet mbaron

Feb 23, 2018 | 15:01
SHPËRNDAJE

DORINA AZO/ Rruga ThumanëFushë-Krujë-VorëKashar do të jetë projekti i dytë i programit të qeverisë “1 milionë euro investime”, që do të ndërtohet me koncesion.

Ministria e Infrastrukturës ka përfunduar shqyrtimin e ofertës së pakërkuar të kompanisë “Gener 2” dhe tashmë ka gati projektvendimin për dhënien e bonusit. Dhënia e bonusit prej 8,5 pikësh do të jepet për rezultatin teknik dhe financiar.

rruge

SKEMA E FINANCIMIT

Gazeta zbardh projektvendimin për dhënien e bonusit ofertës së pakërkuar të kompanisë “Gener 2”. Në total, kostoja e ndërtimit parashikohet të jetë në vlerën 244,202,755 euro. Skema e financimit parashikon që projekti të ndërtohet nga privati, më pas shteti të bëjë shlyerjen e detyrimeve ndaj firmës pas përfundimit të veprës.

“Komisioni, pasi ka bërë analizën e rentabilitetit, fizibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare të projektit të paraqitur, vlerësoi mundësinë e dhënies së bonusit shoqërisë që ka paraqitur propozimin e pakërkuar. Ky projekt është pjesë e programit të Qeverise të prezantuar si programi “One Billion Euro”, sipas të cilit synohet ndërhyrja e menjëhershme në infrastrukturë, duke përdorur investimin nga kapitali privat për fazën e ndërtimit dhe më pas, në vitet e ardhshme bëhet kthimi i investimit duke u paguar nga buxheti i shtetit (bazuar në kontratën e lidhur midis palëve)”, thuhet në projektvendim.

Ky shpenzim parashikohet të kryhet në një kohëzgjatje 24 mujore. Kostot totale të projektit do të përfshijnë shpenzimet kapitale dhe mirëmbajtjen rutinë. Mirëmbajtja do të filloje nga viti i tretë dhe do të zgjasë për 8 vite. Kohëzgjatja e projektit është parashikuar për 10 vjet, ndër të cilat 2 vite konsistojnë në fazën e ndërtimit.

PROJEKTI

Autostrada do të jetë e gjatë 20.8 km, e cila fillon në Thumanë dhe vazhdon deri në kryqëzimin me autostradën Tiranë – Durrës, me një kryqëzim të ri. Projekti i autostradës Thumanë – Kashar përfshin ndërtimin e 12 urave, ndërtimin e rrugës kryesore, rrugës kryesore dytësore dhe rrugës dytësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura