Inva Mula hap Operën e Dubait me Plácido Domingo-n

Sep 6, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Sopranoja shqiptare Inva Mula ka qenë e ftuar nderi në koncertin e hapjes së Operës së Dubait, një prej skenave më madhështore në botë, vepër e arkitektit Janus Rostocke, e cila gjendet pranë ndërtesës më të lartë, “Burge Khalifa”.
inva
Në këtë mbrëmje përuruese të 31 gushtit, ajo ka qenë e ftuar në koncertin tenorit me famë botërore Plácido Domingo, së bashku me soprano portorikane Ana Maria Martinez, nën shoqërinë e orkestrës së teatrit “Giuseppe Verdi” të Triestes, nën dirigjimin e Eugene Kohn. Ka qenë Domingo që ka prezantuar në skenë përpara një publiku prej 2 mijë vetash sopranon Inva Mula, duke u bërë të njohur të pranishmëve faktin se ajo është rezidente në Dubai (në ishujt e famshëm Palma) dhe se është e para fituese e konkursit operistik të themeluar prej tij, “Operalia”, në 1993.

Hyrja e saj në skenë është shoqëruar me duartrokitje të forta. Pikë kulminante e mbrëmjes ka qenë interpretimi i saj në arien “O Mio Babbino Caro” nga opera me një akt e Puccini-t, Gianni Schicchi, e cila është shoqëruar me duartrokitje e pasthirrma ngazëllimi nga publiku. Po ashtu ajo ka interpretuar edhe “Non ti scordar di me” së bashku me Domingo-n e Martinez. Vetë Inva Mula ka ndarë me miqtë e saj në “Facebook” disa fotografi nga koncerti dhe në shoqërinë e maestro Domingo-s. Në të tjera, në fotografi është i pranishëm dhe bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani, i cili ka ndryshuar pamje duke lënë mjekër.

per njish

Gjatë koncertit Mula ka veInva Mula dhe Placido Domingo përpara koncertit të hapjes së Operës së Dubait (Lart) Barack Obama dhe Michelle Robinson në vitin 1980 (Poshtë) Aktorët që interpretojnë në filmin “First date” Michelle dhe Barack Obama shur një fustan të bardhë elegant të “Geraldina Sposa”-s, për të cilin sopranoja thotë se ka bërë një përshtypje shumë të mirë te publiku i pranishëm në këtë koncert.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura