Intervista/ Flet Xheni: Ja pse u ndava nga Bernardi

Nov 25, 2017 | 10:56
SHPËRNDAJE

Ata kanë mbetur një ndër çiftet më të përfolura nga mediat e shkruara dhe vizive. Lidhja e tyre mori jetë brenda shtëpisë më të madhe të Shqipërisë, “Big Brother Albania9”, por mesa duket historia nuk do të zgjaste përgjithmonë. Të shumta kanë qenë thashethemet nëpër portale për një ndarje të tyre të beftë por, Xheni e ka dhënë një përgjigje përfundimtare për t´i dhënë fund gjithë kësaj thashethemnaje. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ajo ka thënë se si qëndron e vërteta e lidhjes dhe e ndarjes së tyre. Xheni është shprehur edhe pse u largua nga “Dance with me” për të shkuar pastaj te prindërit në Itali. Por pse e gjitha kjo? A mund të ketë një rikthim të mundshëm? Gjithçka e gjeni në intervistën më poshtë.

Shumë thashetheme janë bërë lart e poshtë për ndarjen me Bernardin. Është e vërtetë që jeni ndarë?
Nuk janë thashetheme. Po është e vërtetë, unë dhe Bernardi jemi ndarë.
Kur folëm me Bernardin tha që ishte një gabim i juaj që jeni zënë. Si qëndron e vërteta?
E vërteta është se thjesht nuk funksiononte më lidhja jonë, s’ka fajtor.
Kohët e fundit postimet e Bernardit në “Instastory” ngjasojnë me postimet e Jenit. Mos do të thotë kjo se jeni pajtuar?
Kjo gjë me postimet është rastësi, s’kemi më lidhje me njëri-tjetrin.


Pse vendose të largoheshe nga “Dance with me”? Çfarë ndodhi?
Nuk kishe kuptim të vazhdonim “Dance with me” të ndarë kjo është arsyeja.
Po Bernardi ishte dakord të largohej? Kush e mori vendimin?
Përderisa ishim të ndarë vendimi më takonte vetëm mua. Edhe u largova.
A të tha gjë produksioni i “Dance with me” për këtë vendim? Ishte vendim i të dyve?
Produksioni respektoi vendimin tonë.
Vendimi për të shkuar në Itali ishte i papritur. Keni ndërmend të riktheheni sërish në Shqipëri?
Jo, është vendim i menduar mirë.


Të është ofruar ndonjë mundësi për të qenë pjesë e ekranit pasi dole nga “BB9”?
Po të më kishin dhënë mundësinë do më kishit parë në ekran.
Me çfarë merreni tani që jeni kthyer në Itali?
Për momentin jam duke rregulluar disa gjëra për një të ardhme.

Gsh.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura