Intervista/ Basha: Asnjë shans për negociata, Qeveria vonoi drejtësinë

May 25, 2016 | 20:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në një intervistë ekskluzive për Ora News vetëm pak minuta pas vendimit të grupit parlamentar demokrat për të dorëzuar draftin e opozitës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të reformës në drejtësi jep detajet e përmbajtjes së tij dhe qëndrimin e Partisë Demokratike në vijim mbi këtë proçes të rëndësishëm.

Shefi i selisë blu mendon se reforma në drejtësi nuk ka asnjë shans të zbatohet para zgjedhjeve të vitit 2017 edhe sikur të miratohet sot.

basha

Zoti.Basha bëri përgjegjëse për këtë vonesë Qeverinë që siç tha ai ja doli ta shtyjë atë për të ruajtur korrupsionin qeveritar.

Propozimet e demokratëve, thotë Kryetari i opozitës në një intervistë me gazetaren Mimoza Picari, shkojnë në të njëjtën linjë me atë të Komisionit të Venecias.

“Grupi parlamentar ka mbështetur plotësisht punën e bërë nga anëtarët tanë në Komsionin ad-hoc dhe nga ekspertët e PD, që i kanë dhënë shqiptarëve atë që Qeveria ua ka mohuar për dy vite me radhë, qartësi për një reformë në drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeveritare.

Në këtë kuadër, grupi parlamentar dhe PD kanë qenë të qarta prej fillimit kur Edi Rama çoi draftin e parë për kapjen e drejtësisë me elementë të tillë si Byronë Kombëtare të Hetimit nën kontrollin e Shullazit apo Sajmir Tahirit, që për ne është e njëjta gjë, që Venecia të shprehej, Venecia u shpreh, drafti u çmontua me turp.

Edi Rama për një javë nuk u prononcua dhe pastaj në vend që të dilte të kërkonte falje dhe të ofronte bashkëpunim, prodhoi draftin e dytë po kaq problematik, draft që po kështu u çmontua nga Komisioni i Venecias.

Së fundi Komisioni i Venecias me këtë çmontim të dytë, la dy detyra për klasën politike shqiptare, për Qeverinë në radhë të parë dhe për opozitën. Të gjejmë bashkarisht zgjidhje të standartit europian për arkitekturën e sistemit të drejtësisë dhe për mënyrën e emërimit të organeve të reja të sistemit të drejtësisë”.

Intervista për Ora News

Zoti. Basha, cili është konkluzioni i mbledhjes së grupit parlamentar të PD në një fazë shumë të rëndësishme për ju ku flitet për drejtësinë, diskutimet në Komisionin e Posaçëm për reformën në drejtësi por edhe për një draft të PD?

Basha:Grupi parlamentar ka mbështetur plotësisht punën e bërë nga anëtarët tanë në Komsionin ad-hoc dhe nga ekspertët e PD, që i kanë dhënë shqiptarëve atë që Qeveria ua ka mohuar për dy vite me radhë, qartësi për një reformë në drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeveritare.

Në këtë kuadër, grupi parlamentar dhe PD kanë qenë të qarta prej fillimit kur Edi Rama çoi draftin e parë për kapjen e drejtësisë me elementë të tillë si Byronë Kombëtare të Hetimit nën kontrollin e Shullazit apo Sajmir Tahirit, që për ne është e njëjta gjë, që Venecia të shprehej,  Venecia u shpreh, drafti u çmontua me turp.

Edi Rama për një javë nuk u prononcua dhe pastaj në vend që të dilte të kërkonte falje dhe të ofronte bashkëpunim, prodhoi draftin e dytë po kaq problematik, draft që po kështu u çmontua nga Komisioni i Venecias. Së fundi Komisioni i Venecias me këtë çmontim të dytë, la dy detyra për klasën politike shqiptare, për Qeverinë në radhë të parë dhe për opozitën.

Të gjejmë bashkarisht zgjidhje të standartit europian për arkitekturën e sistemit të drejtësisë dhe për mënyrën e emërimit të organeve të reja të sistemit të drejtësisë sepse për komponentin më kryesor të reformës që është lufta kundër korrupsionit, nuk kishte çfarë të thoshte Venecia.

PD, unë, ua bëmë të qartë shqiptarëve, faktorit ndërkombëtar dhe Qeverisë që sa i përket luftës kundër korrupsionit, pra Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Byrosë Kombëtare të Hetimit jo nën sqetullën e Tahirit dhe krimit por ashtu siç tha Venecia nën kupolën e  drejtësisë dhe proçesit të pastrimit dhe vetëpastrimit të drejtësisë përmes asj që quhet proçesi i Vetingut, PD e jepte votën e saj që në shkurt apo mars.

Propozuam në mars që të ecej me komponentin anti-korrupsion, me amendamenete kushtetuese dhe ligjet përkatëse, të dyja bashkë. Siç ecëm për dekriminalizimin ku bëmë edhe ligjin dhe amendamentin në një seancë dhe në këtë mënyrë ti hapej rruga ndërtimit të institucioneve anti-korrupsion, sepse këto institucione nuk lindin brenda ditës. Ndërtimi i tyre kërkon minimalisht 6 muaj, ndoshta 10-12 muaj.

Mesa duket ky ka qenë dhe hesapi i mazhorancës, që të mos kishte prokurorë antikorrupsion nëpër këmbë teksa po afrojnë zgjedhjet, të mos kishte polici gjyqësore antikorrupsion dhe antimafia të pavarur politikisht, të pandikuar politikisht, që nuk merr telefonata nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm para zgjedhjeve. Kjo ofertë e jona hasi në njjë vesh të shurdhër dhe u kërkuar të kalojë e gjithë paketa, pjesa antikorrupsion dhe pjesa e institucioneve. Për pjesën e institucioneve Venecia e thotë fare qartë: Duhet vullnet politik i të dy palëve.

Çfarë kuptoni ju si kryetar i opozitës me vullnet politik, një tërheqje absolute të shumicës? Nga se, nga cilat pjesë duhet të tërhiqet shumica?

Basha: Jo absolutisht. Ner kërkojmë instrumenta të natyrës europiane. Pra institucione europiane dhe jo institucione të shpikura për të krijuar vende pune për veten e tyre me nga 6 milion lekë në muaj, se kjo ka qenë ideja. Taksapaguesit duhet ta dinë që klientët  e Qeverisë, të vetëquajturit ekspertë të nivelit të lartë, sëbashku dhe me mbështetje qeveritare krijuan institucione me pagesa dy-tre fish Kryeministri apo Presidenti që do të punësoheshin vetë dhe ku do të caktonin vetë se cili nga gjyqtarët bënte dhe cili nuk bënte.

Ne flasim për arkitekturën apo për buxhetin e arkitekturës?

Basha: Po flasim për arkitekturën. Parimi i arkitekturës duhet të jetë parim europian jo parim allashullaz.Se Shullazi është një fenomen edhe i korrupsionit moral, politik, është produkt i korrupsionit politik të kësaj qeverisje. Jo formulë allashullaz dhe allakokëdhimë por një formulë europiane të institucioneve të reja.

E keni ju këtë formulë sot?

Basha: I takonte Qeverisë trë ulet dhe të negocianote, nuk e bëri. Prandaj e kemi bërë ne.

Cila është formula juaj?

Basha: Është një formulë e cila paraqet 7 institucione të drejtësisë, ekspertët e kanë shpjeguar në detaje dhe unë nuk marr përsipër të bëj ekspertin sot. Por mund tu them se në diskutimin e grupit kjo formulë është gjetur plotësisht në përputhje me atë që dëshirojmë ne, një standart europian të menaxhimit të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë për pjesën tjetër të luftës kundër korrupsionit, pra për Prokurorinë e Posaçme, Njësinë e Posaçme Hetimore siç është riquajtur Byroja Kombëtare e Hetimit dhe për proçesin e kontrollit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, PD ka thënë po që prej marsit zyrtarisht.

Për proçesin e vendimarrjes dhe ky është komponenti i tretë, partnerët ndërkombëtarë kanë ofruar disa formula, kanë garantuar PD se do të mbështesin cilindo formulë që PD do ta gjykojë të pranueshme në kuptimin e balancimit të interesave politike.

Dhe ne kemi vënë gishtin tek formula e vendeve të rezervuara, sigurisht duke i njohur primatin, pra duke i dhënë mazhorancës mundësinë që të emërojë në përputhje me përgjegjësitë e saj para elektoratit dhe opozitës në përputhje me përgjegjësitë e saj para elektoratit. Për ne çështja e vendiamrrjes sipas kësaj formule konsiderohet e zgjidhur.Për ne çështja e luftës kundër korrupsionit përmes institucioneve të reja antikorrupsion konsiderohet e zgjidhur. Ajo që mbetet pa zgjidhur është mundësia që ky Kryeministër apo cilido Kryeministër në të nesërmen të fusë duart në arkitekturën e drejtësisë.

Që kjo mos të ndodhë dhe që Shqipërisë ti garantohet një sistem drejtësie njësoj si europianëve ku Kryeministri nuk merr në telefon dhe kërcënon prokurorë e gjyqtarë për të mbrojtur Kokëdhimën, për të shpëtuar deputetët e tij, por një drejtësi të standartit europian që garantohet nga një arkitekturë institucionesh të standartit europian.

Për këto jemi të gatshëm të dialogojmë me mazhorancën, nuk themi që kemi monopolin e të vërtetës, por ne kemi ofruar zgjidhje, zgjidhje të standartit europian. Mazhoranca është e ftuar, paradoksalisht u takon atyre të na ftojnë ne por se kanë bërë,e kam bërë unë dhe e përsëris..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura