Intervista audio/ Alida Hisku: Si përdhunoheshin gratë në burgjet e komunizmit

Oct 31, 2015 | 10:34
SHPËRNDAJE

“Gratë në burgjet e komunizmit përdhunoheshin. Përdhunimet ishin masive dhe e them me siguri se di raste dhe dëshmitare jam vetë”. Kështu ka thënë këngëtarja Alida Hisku, duke treguar edhe vuajtjet e veta të asaj periudhe.

Madje ajo thotë se ato raste nuk kanë qenë sporadike, por masive, edhe pse gratë që i kanë vujatur nuk kanë ndjere dhe kanë preferuar të heshtin. 

“Edhe në vendet e internimit, punonjësi i sigurimit që mbikqyrte të internuarit, ai përdhunonte të gjitha gratë që kishin nevoja, edhe për t’u vizituar, për të marrë leje për të shkuar në qytet të përdhunonte, ose duhet ta kishe mirë me atë”- ka thënë ajo. 

Ajo këtë e deklaroi në një intervistë dhënë për “Shqiptarja.com”, por pas zhurmës së madhe që pasoi deklaratën me përdhunimet, duket se u tërhoq, pasi dje në “Pasdite në Top Channel”, ajo e mohoi pjesën e përdhunimit, të cilën në fakt e ka deklaruar vetë, si mund të dëgjohet edhe në këtë pjesë audio të intervistës së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura