Interi “i pangopur”, kërkon yllin e Kroacisë që shkëlqeu në Botëror

Jul 17, 2018 | 20:22
SHPËRNDAJE

Klubi i Interit nuk duket se është i “pangopur” me lojtarët që ka afruar në ekip dhe po tenton që të afrojë edhe një të fundit. Bëhet fjalë për një nga lojtarët që shkëlqeu me Kroacinë në Botëror. Është mbrojtësi i Atletiko Madridit, Sime Vërsaliko. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” ka qenë trajneri Spaleti ai që e kërkon në ekip.

Sime-Vrsaljko-1

Për momentin ka një mosmarrëveshje me ekipin spanjoll pasi Interi kërkon ta marrë si huazim më të drejtë blerjeje. Italianët janë të gatshëm të paguajnë 6 milionë euro për vitin e parë dhe vitin tjetër të tentojnë blerjen e plotë por klubi i Atletiko Madrid nuk ka rënë dakord pasi kërkon një marrëveshje të menjëhershme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura