Interi e bën dramë në Dortmund, ja si kualifikohen zikaltrit në raundin e ardhshëm

Nov 6, 2019 | 9:53
SHPËRNDAJE

Humbja kundër Dortmundit djeg shumë, sidomos për mënyrën se si erdhi. Interi në fakt nuk duhet ta bëjë dramë, pasi e ka fatin e kualifikimit në duart e tij.

lautaro inter

Nëse i fiton dy ndeshjet e fundit të mbetura në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, mund të kualifikohet në raundin e ardhshëm. Zikaltrit do të përballen me Slavian e Pragës dhe Barcelonën në shtëpi. Nëse do të dalin me pikë të barabarta me Dortmundin, atëherë do të shkojnë më tej sepse kanë avantazhin e ndeshjes direkte për shkak të golavarazhit.

Por zikaltërve mund t’u mjaftojë edhe një barazim në Pragë dhe një fitore me Barcelonën nëse Borusia e Dortmundit do të fitojë në shtëpinë e Mesit ndeshjen e ardhshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura