Infektimi me koronavirus/ Pavijoni i sëmundjeve të brendshme në QSUT do mbyllet, flet Mihal Tase: Nuk besoj se erdhi nga personeli

May 30, 2020 | 10:45
SHPËRNDAJE

Pavioni i sëmundjeve të brendshme në QSUT do të mbyllet për një javë.tase

Ka qene Mihal Tase shefi i Shërbimit të Sëmundjeve të Brendshme i cili deklaroi se vendimi është marrë pasi 15 persona personel mjekësor në këtë pavion kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ai deklaroi se virusi në QSUT ka gjasa të jetë futur nga pacientët që kanë qenë mbartës të tij dhe kanë shkuar aty për t’u kuruar për sëmundje të tjera.

Tase ne nje prononcim te dhene ne Abc News veçoi rastin e një pacienti që ka dalë nga spitali në datë 15 Maj dhe kishte rezultuar pozitivë dy ditë më vonë.

Ai tha se mjekët në këtë pavion kanë qenë të pajisur me maska por jo veshje të rënda mbrojtëse për shkak se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë persona të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

“15 personel mjekësor, 2 mjekë të rinj specializantë, të tjerët infermierë dhe sanitarë, ka pasur edhe pacientë. Nga personeli mjekësor vetëm një është i shtruar, të tjerët janë në shtëpi. Duhet të kemi një situatë më të parë. Që në fillim të venedimit të qeverisë për të kufizuar, spitali e uliu aktivitetin, për shkak se disa shërbime u transferuan. Në spital mbeten të hapur ato pavione që kishin pacientë, reanimacioni qëndror dhe shërbimet e kardiologjisë. Nuk mund të mbylleshin. Shërbimet e sëmundjeve të brendshme ka qenë më i ngarkuari mbi kapacitetin. Në këto periudha ishte i mbushur pavioni me të sëmurët”- tha ai.

Sipas tij, nuk ka siguri qe virusi u perhap nga nje infermiere.

“Nuk e di kush e ka thënë që infeksioni është shpërndarë nga një infermiere. Besoj se nuk ka ardhur nga personeli sepse kemi pasur të shtruar me Covid-19 edhe para se të infektohej personel”, tha ai duke shtuar se ” Ne i kemi bërë testet dhe kemi dalë negativë, por mund të dalim prapë pozitivë. Në këto momente nuk do të shkojmë në punë për një javë, pas një jave do vazhdojë puna normalisht.  Do të pastrohet në shërbimet e tjera dhe pacientët do shkojnë në pavione të tjera. Të sëmurët nuk do mbeten pa u shtruar. Ndihmën mjekësore do e marrin të gjithë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura