India ndalon pornografinë në internet… 2.000 vjet pasi shpiku Kama Sutrën

Aug 3, 2015 | 18:42
SHPËRNDAJE

India, vendi që shpiku manualin e seksit, te famshmin “Kama Sutra”, ka bllokuar qindra faqe pornografike ne internet, si pjesë e një revanshi kundër pornografisë.

foto ilustruese
foto ilustruese

“Daily Mail” raporton se lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i qeverisë indiane, i cili tha se ofruesit e shërbimeve në internet janë urdhëruar të bllokojnë 857 faqet e internetit si pjesë e një operacioni të madh.

“Aksesi i lirë dhe i hapur për faqet e internetit pornografike është vënë nën kontroll”,- tha N.N Kaul, një zëdhënës i departamentit të telekomunikacionit.

India ka numrin e dytë më të madh të përdoruesve të internetit pas Kinës. Mediat sociale dhe përdorimi i smartphone po rritet me shpejtësi aty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura