Incidenti në Elbasan, Blushi: E dimë kush i organizoi njerëzit e dhunshëm

Mar 4, 2016 | 17:01
SHPËRNDAJE

Pasi ka folur brenda në sallë kur e pyeti në sy, ballë për ballë kreun e partisë Edi Rama, pse nuk do zgjedhje, Blushi ka folur edhe për gazetarët ku ka thënë se ka një acarim të përgjithshëm sa i takon situatës së zgjedhjeve për kreun e partisë.

Incidentin e vërshëllimave në sallë Blushi tha se dihet se kush “i ka organizuar njerëzit e dhunshëm ta kundërshtojnë deputetin e kësaj zone”.

“Më vjen mirë që ka anëtarë të rinj por gabim që janë në këtë situatë të tillë.

3

I kërkova Ramës t’u shpjegojë njerëzve pse s’do ketë votime. Nuk kam frikë të them të vërtetën vërshëlleni sa të doni. Kishte tension, shpresoj që nuk jamë unë arsyeja. Unë jam shumë i qartë me anëtarët e PS. Ata që vërshëllenin dje Berishë, ishin sot në sallë. Njerëzit janë të varfër, nuk kanë punë”,- tha ai.

Deklarata e plotë:
Në këtë sallë pati njerëz të armatosur të cilët deshën të frikësonin sallën. Ky nuk është Elbasani që njoh unë, Elbasani është një qytet mikpritës i cili nuk meriton të përfaqësohet nga ata që u kapën këtu me armë. Nuk kam asgjë me ata që nuk mendojnë si unë, por njerëz që përpiqen të sulmojnë dhe të mos të lejojnë të hysh në një sallë.

Por kjo sallë u kthye në një gjyq kundër një njeriu. Është vendi për t’i kërkuar llogari atyre që qeverisin sepse këtu nuk po qeveris unë.

Duhet t’i kërkojmë llogari qeverisë për mos rritjen e pagave, pensioneve, për rritjen e borxhit, pse është kufizuar lista e asistencave sociale. Kjo është arsyeja që unë po flas, por kjo ishte një sallë ku njerëzit nxiten për të ushtruar dhunë.

Ka dy vjet që flas që edhe në parlament nga PS janë futur banditë dhe ca prej këtyre, por pa imunitet ishin sot këtu. Kam kohë që kërkoj të jem në çdo takim të PS për të thënë mendimet e mija.

Sot isha i paftuar. Kam kërkuar fjalën dhe mu dha, por kjo sallë u kthye në gjyq për një njeri.

Këtu u bënë gjyqe edhe për librat e mij, si në vitet 73. Sot i vetmi gabim ishte fakti që erdha i paftuar në një qytet që jam zgjedhur deputet.

Duhet të pyesni badigardët në lidhje me incidentin, sepse ishin ata që ndaluan disa njerëz shumë të dhunshëm.

Nuk largohem nga një sallë e PS ku kam shkuar për të folur. Nuk ndihem i kërcënuar dhe më vjen keq që ka njerëz që duan ti zgjidhin kundërshtitë përmes dhunës.

Dikush i ka organizuar njerëzit e dhunshëm sot. Unë dhe ju e dinë kush i ka organizuar.

Ka një acarim të përgjithshëm, tre vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të lehtë, ka pakënaqësi.

Më vjen shumë mirë që ka të rinj që hyjnë në PS, por janë ata të parët që s’duhet të pranojnë të bëhen pjesë e një partie që ka anuluar votimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura