Inaugurohet në Tiranë Toptani Shopping Center, qendra tregtare më e madhe në zemër të kryeqytetit

Mar 3, 2017 | 11:28
SHPËRNDAJE

Sot, në një ceremoni madhështore, ka ngritur zyrtarisht siparin, qendra tregtare më e re dhe e madhe ne zemër të Tiranës, Toptani Shopping Center.

Qendra Toptani, një investim prej 60 milion Euro i kompanise Gener 2 njeherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha ne vend me mbi 1,000 të punësuar është e organizuar në 8 kate retail, 81 marka ndërkombëtare dhe hapësira argëtimi, bare dhe restorante, 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.

312660_299311273427651_561097192_n

Ndërtesa është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik, i konceptuar nga arkitekti hollandez Winy Maas.

Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë, kryeministri i vendit Z. Edi Rama figura të njohura të politikës, diplomacisë, biznesit, artit, kulturës dhe showbiz-it.  I ftuari I nderit ne ceremonine e inaugurimit te Qendres Tregtare Toptani ishte akademiku I njohur Dr.Rexhep Qosja, prania e te cilit I dha nje tjeter dimension nderkombetar ceremonise.

Qendra Tregtare Toptani do të menaxhohet nga kompania Gener 2, njëkohesisht edhe investitore e projektit.

16998043_1799442756747821_2844483693162183581_n

 Rreth Gener 2:

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi qe operon prej dy dekadash ne tregun vendas dhe rajon.  Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe zhvillimi I projekteve infrastrukturore dhe ndërtimi rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme, menaxhim pronash, energji dhe telekomunikacion. Aktualisht, kompania është e angazhuar në zhvillimin e nje sërë projektesh madhore në të gjithë vendin në përmbushje të objektivave kryesore të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale.

Për më shumë informacion: [email protected]

Për më shumë rreth Gener 2: www.gener2.al

Për më shumë rreth Qendrës Tregtare Toptani: www.toptani.com.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura