Vodhën mijëra euro nga përdoruesit e WhatsApp, operacion i madh policor në Spanjë, arrestohen mbi 100 persona

Apr 30, 2024 | 22:34
SHPËRNDAJE

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë, nën akuzën se kanë vjedhur mijëra euro nga përdoruesit e WhatsApp-it, duke pretenduar se janë të afërm në vështirësi.

garda civile

Policia ka thënë se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal, që me mashtrim kanë vjedhur afërsisht 1 milion euro, raporton BBC.

Arrestimet janë bërë ndërmjet shkurtit dhe prillit, ka raportuar gazeta El Pais.

Të gjithë të arrestuarit po akuzohen për mashtrim, pastrim parash dhe për të qenit pjesë e një organizate kriminale, ka shkruar gazeta.

Garda Civile, një nga forcat policore kombëtare të Spanjës, ka thënë të martën se transferet e nxitura nga viktimat kishin vlerën nga 800 deri në 55 mijë euro.

Të paktën 238 viktima janë identifikuar në provincën e Alicantes, sipas El Pais. Ndërkaq arrestimet janë bërë në Alicante, Barcelona, Girona, Madrid, Malaga dhe Valencia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura