Ilir Meta takim me qytetarët në Tiranë: Ndryshimi dhe fitorja fillojnë nga protesta historike e 11 shkurtit

Feb 3, 2023 | 21:48
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar pasditen e sotme me strukturat e PL në Tiranë.

Capture

Meta shprehet se ka vënë re një padurim të madh të qytetarëve për të realizuar ndryshimin e shumëpritur në qytet.

Ai shton se ndryshimi përgjigja dhe fitorja fillojnë pikërisht nga protesta që opozita ka thirrur të shtunën e ardhshme, në datë 11 shkurt.

“Padurim i madh i qytetarëve të Tiranës për të realizuar ndryshimin e shumëpritur në kryeqytet.

Tirana u përket vetëm qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë, që e duan dhe sakrifikojnë për të dhe kurrë më gjobaxhinjve dhe plaçkitësve të “Rilindjes”.

Ndryshimi, përgjigjja dhe fitorja fillon nga protesta historike në 11 shkurt”, shkruan Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura