“Ilir Meta ka braktisur presidencën dhe bën rojen e ndonjë selie politike”/ Taulant Balla: Çdo votë për Partinë Demokratike është…

Mar 20, 2021 | 20:12
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politikë i PS në qarkun Elbasan, Taulant Balla ka sulmuar Presidentin Ilir Meta. Nga Cërriku, ku prezantoi kandidatët për deputetetë në këtë zonë, Balla u shpreh se Ilir Meta ka braktisur institucionin e Presidentit dhe bën rojën e ndonjë partie politike.

meta-balla

Balla i bëri thirrje qytetarëve që të mos e çojnë votën dëm duke votuar PD apo LSI. ‘Çdo votë për PD, është votë për Ilir Metën’, u shpreh Balla.

“Kush mund ta mendonte këtë më parë se në Shqipëri Prokurori i Përgjithshëm mund të dënohej nga drejtësia dhe prandaj Ilir Meta ka braktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojen e ndonjë selie të ndonjë partie politike. I bëj thirrje çdo banori të bashkisë Cërrik dhe të gjithë Elbasanit, është koha që të mos shkojmë asnjë votë dëm. Nuk mund t’i japim votë LSI-së dhe padyshim që çdo votë për PD-në është një votë për Ilir Metën. Lulzim Basha nuk është dhe nuk mund të krahasohet dot me fuqinë transformuese të Edi Ramës. Tani t’i themi gjërat troç; edhe demokratët që mund të jenë këtu. Beson ndonjëri nga demokratët që Luli mund të bëjë dot punën e Edi Ramës?”, deklaroi Balla

Balla teksa foli për naftën subvencionin e naftës për sektorin e bujqësisë shprehu keqardhjen që  numri i atyre që kanë aplikuar për naftën pa akcizë është shumë i ulët.

“Është një përfitim i drejtpërdrejtë dhe është e vërtetë që ne na duhet të rrisim mbështetjen në bujqësi. Por të gjithë duhet ta pranojmë që kjo mbështetje gjithmonë e çdo vit ka ardhur duke u rritur. Koha kur AZHBR përdorej nga LSI-ja për vota elektorale ka përfunduar në vitin 2017. Të dashur motra e vëllezër, këto zgjedhje përveç punëve publike që kemi këtu e që jemi duke çuar përpara, nuk janë zgjedhje komunale, nuk do zgjedhim në 25 prill kryetarin e komunës. Në 25 prill do zgjedhim se në cilin drejtim duhet të ecë Shqipëria, a do të vazhdojë të ecë Shqipëria në këtë drejtim të çuarjes përpara të reformës në drejtësi?”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura