Ikje masive të kuksianëve drejt Gjermanisë, vetëm për 10 ditë u lëshuan 600 pasaporta

Apr 12, 2015 | 9:29
SHPËRNDAJE

Numri i lartë i qytetarëve kuksianë që po largohen për në Gjermani, ka shqetësuar autoritetet zyrtare dhe i ka vënë në lëvizje këto të fundit. Kështu, organet kompetente kanë deklaruar se askush nuk do të përfitojë azil, teksa ikin në vendet e BE-së.

Ndërkohë, janë marrë ë pyetje edhe persona që kanë dijeni për shifrat e personave që janë larguar, apo shkaqet që çojnë drejt emigirmit të qytetarëve. Sakaq edhe nga zyrat që lëshojnë mandate pagese apo aplikime për pasaporta ka një tërheqeje vëmëndje për dhënien e informacioneve, raportojnë burimet e Panorama.

Kukes, ikje masive te qytetareve drejt Gjermanise

Por edhe pse ditën e djeshme zyrat e palikimeve për pasaporta ishin pushim, sërish ka pasur një dyndje të madhe të personave që duan të largohen nga Kukësi për në Gjermani.

Largimi bëhet me me pasaporta në rrugë ajore dhe tokësore, por edhe me autobusët e Kosovës, pasi në agjencitë e udhëtimit në Prizren, ka patur fluks të prerjes së biletave. Nga të dhënat zyrtare rezulton se në tre muajt e parë të këtij, viti në rang qarku janë lëshuar 1.700 pasaporta, shumë më tepër se një vit më parë, ndërkohë që vetëm për këto ditë të prillit mbi 600, ku 100 prej tyre janë me procedurë të përshpejtuar.

Rajoni i Kukësit, që zyrtarisht klasifikohet si më i varfëri në vend, është përfshirë vonë nga “ethet” e emigrimit , krahasuar më rajone të tjera që emigruan në fillim të vietev 90-të. Anglia ishte “zbulimi” i emigrantëve nga Kukësi e Hasi të cilët mësynë ishullin pas viteve 97-të . Në Angli llogariten mbi 8 mijë emigrant nga ky rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura