Identifikohet personi i vrarë në Fllakë, përdorte 2 emra të ndryshëm

Feb 10, 2016 | 20:08
SHPËRNDAJE

Është identifikuar personi i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Durrës. Ai është Agim Caka, 42-vjeçar, i njohur edhe me emrin Xhevahir Brasha nga ana e autoriteteve.

Caka, apo Brasha rezutlon se sapo ishte kthyer nga Britania dhe banonte në Fllakë të Durrësit.

Pas ekzekutimit te dy te rinjve
Pas ekzekutimit te dy te rinjve

Viktima u gjet nga familjarët e tij pranë shtëpisë, i hedhur në një kanal kullues te Mbikalimi i Fllakës. Ai u dërgua nga familjarët në spital nga ku u njoftua edhe policia.

Agim Caka kishte marrë dy plumba arme zjarri në trup. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka marrë në pyetje familjarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura