I veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, 30 vjeçari shqiptar qëllon pa arsye dy burra me thikë në mes të rrugës. Fillimisht, u dyshua për…

Aug 14, 2019 | 19:20
SHPËRNDAJE

Një burrë 30 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia spanjolle në Barcelonë, pasi akuzohet se qëlloi me thikë dy persona në dy sulme të veçanta.

cotxe-mossos-d-esquadra-europa-press_1_645x451

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari sulmoi viktimat e tij në rrethin e Nou Barris, në Barcelonë, ndërsa flinin pranë një strehimore.

Me fytyrën e mbuluar dhe i veshur me të zeza, ai sulmoi një burrë tunizian 42-vjeçar dhe një venezuelas 39-vjeçar që flinte pranë strehimores. Dy të plagosur kanë përfunduar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari jetonte në një vend në zonë. Hetimi, i cili është ende i hapur, duhet të përcaktojë nëse të dy sulmet mund të kenë prejardhje raciste, megjithëse personi i arrestuar nuk ka asnjë lidhje me organizatat ksenofobike apo ekstremiste. I arrestuari do të paraqitet para drejtësisë të enjten, më 15 gusht.

Sulme pa dallime

Ngjarja e parë ndodhi natën e 23 korrikut kur një burri të pastrehë tunizian 42 vjeçar iu afrua në rrugë, për asnjë arsye të dukshme, një burrë i veshur me të zeza, me fytyrën e mbuluar dhe me thikë në dorë me të cilën provoi goditje në lartësinë e barkut.

Rezistenca e viktimës parandaloi sulmin e parë me thikë, por nuk mund të shmangej goditja e dytë, e cila i shkaktoi lëndime që kërkonin kujdes shëndetësor. Pas britmave të ndihmës nga viktima dhe prania e policisë, agresori u largua.

Sulmi ishte një element shqetësimi për hetuesit pasi gjithçka sugjeroi se kishte qenë plotësisht i rastësishëm.

Sulmi i dytë, i ngjashëm me atë të mëparshëm

“Mossosët” (policia lokale) kishin bërë përparime në identifikimin e autorit të agresionit kur një sulm i dytë me karakteristika të ngjashme u zhvillua në mëngjesin e 9 gushtit. Me këtë rast, viktima ishte një burrë i pastrehë nga Venezuela, 39 vjeçar, i cili flinte në rrugën afër qendrës. Sulmi u krye përsëri nga një burrë i veshur me të zeza me fytyrën e mbuluar dhe një thikë në dorë.

Në këtë rast, agresori u përpoq ta qëllonte në pjesën e zemrës por nuk arriti qëllimin. I sulmuari mbrohej me vendosmëri dhe britmat e tij alarmuan një dëshmitar, i cili thirri policinë. Sulmuesi u arratis pasi shkaktoi plagë me armë në krahët dhe këmbët e viktimës.

Duke pasur parasysh koincidencën e dukshme midis dy ngjarjeve, hetuesit identifikuan autorin e sulmeve, një burrë 30 vjeçar shqiptar.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura