I shpëtoi jetën në luftë, gjermani rikthehet në dasmën e shqiptarit: Ju, kurrë nuk i harroni miqtë

Oct 1, 2019 | 7:49
SHPËRNDAJE

Aktivisti humanitar nga Gjermania Manfred Kühle është rikthyer në Drenicë, aty ku para 20 viteve i kishte shpëtuar jetën Drenit Bajraktarit.

gjermani

Dreniti si shumë fëmijë të Drenicës në kohën e luftës së UÇK-së kishte lindur në rrethanat e luftës, pa praninë e mjekëve specialist dhe pa asnjë ambient shëndetësor.

Në muajt e parë të jetës së tij, për shkak të kushteve të vështira të jetës në male në Grykën së Kishnarkës, ku jetonte familja e tij dhe banorët e kësaj ane, kishte probleme të rënda shëndetësore.

Në kohën kur mjekët që ishin në Zonën e Drenicës e kishin të pamundur ta trajtonin më tej, shfaqët gjermani Manfred Kühle, në fillim të vitit 1999 e mori Drenitin nga fshati, e dërgon në Prishtinë duke i siguruar një trajtim më të mirë dhe duke i ndihmuar edhe në sigurimin e barnave.

Këtë e bëri duke e kaluar nëpër disa kontrolle policore e ushtarake të serbëve që ishin nga Komorani deri në Prishtinë, transmeton Express.

Dhe pas 20 viteve ndodhi takimi i dytë.

Kühle erdhi sërish në Drenicë, por tani në dasmën e Drenitit, i cili u martua me Fatimën, po ashtu një vajzë e lindur në kohën e luftës, që kishte përjetuar të njëjtat probleme shëndetësore.

Derisa e mbante plisin e bardhë në kokë, një çifteli dhe një mirënjohje nga familja Bajraktari, mes emocioneve Kühlethotë “nderi i madh që më është bërë sonte mua, më bën të kuptoj se pse i dua dhe pse kam punuar kaq shumë për popullin shqiptar. Shqiptarët janë një popull që kurrë nuk i harrojnë miqtë e tyre, për këtë keni fituar kaq shumë miq në tërë botën”.

Kühle gjatë kohës së luftës dërgonte raporte dhe shkruante për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, dhe po ashtu e ndihmonte popullatën, përmes aktiviteteve të shumta humanitare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura