I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, shqiptari arrestohet në pikën kufitare të Kakavijës

Sep 26, 2022 | 15:43
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës.

kakavije

Mësohet se i arrestuari është vendosur në pranga nga pala greke. Ai u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Interpol Tirana për trafik droge.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura