I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Aug 10, 2022 | 9:52
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge.

policia-e-tiranes

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet J. Gj., banues në kryeqytet, ndaj të cilit autoritetet gjyqësore në Savona kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ndërkohë Interpol Tirana po vijon punën  me autoritetet italiane për të bërë të mundur ekstradimin e të riut.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Savona”.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: J. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura