I refuzon 100 euro për t’i luajtur në poker, burri masakron me thikë gruan, djali dhe nipi i shpëtojnë jetën

Mar 30, 2015 | 17:02
SHPËRNDAJE

Mediat italiane raportojnë se një grindje për motive banale ka degjeneruar në dhunë makabër kur Qemal Jakupit i është mohuar 100 Euro nga gruaja e tij, e cila kishte frikë se ai do ta linte shumën e parave në lojëra-fati, duke luajtur në video-poker.

Lajmi në mediat italiane

Për të treguar rrethanat e ngjarjes para hetuesve ishte vetë gruaja, e cila mbeti e plagosur nga thikat burrin e saj natës e së enjtes, rreth orës 20:00, në Cavarzere. 

Gruaja e shtruar në spitalin e Padovës (ku dhe i është nënshtruar një operacioni) ka rindërtuar momentet e frikës: “Djali im më shpëtoi jetën, pastaj një nip dhe një fqinj që u përpoqën për të ndaluar burrin që po ndiqte gruan edhe jashtë shtëpisë”.

Ajo ka marrë gjithsej shtatë plagët goditje me thikë, një prej të cilave e ka goditur në mushkëri, raporton portali ‘ilgazettino.it’. Qemal Jakupi, 50 vjeç, me kombësi shqiptare, u arrestua nga policia me akuzën për tentativë vrasje dhe dje gjykata e la në “arrest me burg”.

Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, atë natë burri kishte konsumuar alkool.

I pari që i shkoi në ndihmë të ëmës ishte djali tetëmbëdhjetë-vjeçar, i cili i alarmuar nga klithmat nxitoi në vendin e ngjarjes, ku mbeti edhe vetë i plagosur në dorë në një përpjekje për t’i marrë nga thikën e kuzhinës babait.

Episodi i dhunës vazhdoi jashtë shtëpisë, ku viktima është shpëtuar më vonë nga një ambulancë dhe dërguar në spital.

Burri i dhunshëm, raportohet se është arratisur nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më vonë nga policia.

Sipas dëshmitarëve në mes të çiftit ka patur edhe më parë grindje. Punëtori i ndërtimit, Qemali banon me familjen e tij në Cavarzere prej rreth 4 vitesh, në muajt e fundit, për shkak të krizës, kishte qenë i papunë ose punonte vetëm herë pas here.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura