I nxehti afrikan, ja sa do arrijnë temperaturat nesër dhe të premten

Jun 23, 2021 | 12:59
SHPËRNDAJE

Vendi ynë do të vijojë të jetë “i mbërthyer” nga masa ajore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti_Nxehte_11-1-1

Në këtë mënyrë si për ditën e nesërme (e Enjte) ashtu dhe për ditën e Premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se të enjten, në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e Premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër.

Gjithashtu sic shihet tek materiali bashkëlidhur temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 grad celcius!!!

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometrit mund të mos zbresi nga vlerat 25 apo dhe 27 grad celcius!!!

205195820_1195520047553999_1987289487292825132_n 205008664_1195520130887324_2308997367972540725_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura