I ikën truri durrsakut, përndiqte dhe ofendonte gruan tre vjet më të madhe

Sep 13, 2017 | 11:19
SHPËRNDAJE

Një 51 vjeç, banues në Durrës është arrestuar në flagrancë pasi ka përndjekur dhe ofenduar vazhdimisht shtetasen me inicialet F.H. 54 vjeçe, banuese në Durrës.

auto_ngacmim_seksual1481905790

Në pranga të policisë ka rënë shtetasi Armando Tirana 51 vjeç.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Armando Tirana 51 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr. 15, Durrës ka kërcënuar, ofenduar dhe e ka përndjekur në vazhdimësi shtetasen F.H. 54 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura