I helmoi mamanë, Oltiani rrëfen ‘sekretet’ për nusen: Vajzën nuk e kam takuar kurrë, për nënën thoshte…

Mar 15, 2018 | 9:05
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur një vit më prë ku nusja helmoi vjehrrën e saj pas një konflikti.

Ditën e djeshme policia zbardhi ngjarjen dhe arrestoi 21 vjeçaren  së bashku me vjehrrin, hoxhën edhe një tejtër person si të dyshuar për moskallzim të ngjarjes.

Oltian Lami

Vdekja e Lirije Lamit u raportua si vdekje për shkaqe natyrale, por që dyshimet e të birit, burrit të Marjanës ishin se diçka tjetër fshihet.

Në një intervistë për Top Channel Olitian Lami, ish-bashkëshorti i 21 vjeçares tha se nuk e ka takuar ende  vajzën që lindi nga martesa pasi ata u ndanë që pas vdekjes së nënës së tij, ku më pas ai u vu në kërkim të së vërtetës.

“Në fillim është sjellë shumë mirë. Dukeshin sikur duheshin shumë dhe dukej që e kishin sinqerisht. Më pas ndodhi Mariana nuk e donte më. Edhe kur iku mamaja në fshat uk e merrte më në telefon. I thoja unë që pse nuk e merr në telefon dhe nuk më kthente përgjigje. Kjo (Mariana) dyshonte se mos mami im i bën keq asaj. Ka pas thënë shumë herë që “magjistarja duhet dënuar”. Mendonte që mamaja ime ishte magjistare dhe e thoshte shpesh që “do ta vras magjistaren”, tregon Oltiani.

Pavarësisht se familja Lami e mësoi të vërtetën nga hoxha, pasi panë një video-rrëfim të regjistruar prej tij, me përjashtim të Oltit asnjëri nuk ju drejtua Prokurorisë.

“Më shumë ishte frika e këtij hoxhës që na pati thënë të mos tregojmë”, deklaroi Oltiani më tej.

Me familjen të shkatërruar dhe të atin në burg për moskallëzim krimi, Oltiani kujton se prindërit e tij u larguan nga Kamza në fshatin Zall-Mner pikërisht për të lënë në qetësi çiftin.

Nusja i helmoi nënën, djali i viktimës rrëqeth në rrjetet sociale: E vërteta rrugën e ka të gjatë, por vjen mama!

Pas të paktën një vit nga raportimi si një vdekje për shkaqe natyrale i një 47 vjeçare në Tiranë, ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë.

Më 30 prill të vitit 2017, policia pati raportuar se është dërguar nga familjarët në QSUT shtetasja L.L, vjeç 47, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti.

Por të hënën uniformat blu kanë bërë me dije se 47 vjeçarja Lirije Lami është vrarë.

E akuzuar për këtë vrasje është nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, e moshës 21 vjeç. Cmeta dyshohet se e ka vrarë vjehrrën e saj duke i hedhur fostoksinë në ushqim për konflikte familjare, pasi ajo nuk e pranonte si nusen e djalit.

Një dhimbje të madhe ka lënë për këtë të fundit humbja e nënës, të cilën ia vrau nusja. Olti Lami, djali i të ndjerës, pas vdekjes së të ëmës ka postuar në rrjetet sociale statuse të dhimbshme ku shprehte mungesën që ndiente për të ëmën. Ndërkohë, një status që ngre dyshime nëse ai dinte apo jo gjë për veprimin e nuses së tij është ky:

“E Verteta: Rrugen e Ka Te Gjate : Por Vjen! I ❤️Mom”

19114067_1828891107138094_8726184617919782835_n olti lami 6 olti lami 5 olti lami 4

Poezia që i ka kushtuar:

NËNË TI SHKOVE N’TJETËR BOTË
E KËTU MË LE MUA
MË SMUN TË DËGJOI NGA TI

FJALËN BIR TË DUA

TË MORRI ZOTI TY MOJ NËNË
E MË LA MUA PA TY
MËRZITEM SHUMË MOJ NËNË
QË MË S’MUND TË SHOH ME SY
SHPESH MENDOJ PËR TY NËNË
E KUJTOJ DITËT QË KALUAM BASHK
PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË
NË ZMËR MU FORMUA NJË BOSHLLËK
KUR AFROHEM TE VARRI YT
SYT MU MBUSHEN PLOT ME LOT
NËNË TI MË LE MUA
DHE SHKOVE NË TJETËR BOT
TË GJITHË MË SHIKOJNË MOJ NËNË
NDOSHTA JU DHIMBSEM UNË
OJ NËNË TË GJITH E KANË DITUR
SE TË KAM DASHUR SHUMË
KUR FLE NATËN NËNË
UNË VETËM PËR TY MENDOJ
DO TË DOJA TË KEM PRANË
DHE FYTYRËN TËNDE TA LEDHATOJ
JAM PISHMAN MOJ NËNË
SE NUK TA DITA VLERËN
PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË
VDEKJA YTE NA MBYLLI DERËN
ASKUSH MOJ NËNË
MË TEK NE NUK VIE
QË PREJ ASAJ DITE
KUR U LARGOVE PREJ KËSAJ SHTËPIE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura