I dogjën makinën, flet biznesmeni: Autorët janë parë nga dëshmitarë, më thanë se…

Feb 13, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Biznesmenit ë cilit ju dogj makina në Vlorë ka bërë sërish një reagim në lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij makinën janë kanë djegur qëllimisht, kështu është shprehur ai në një reagim për News 24.

Sipas biznesmenit Eduart Alikaj, personat që kanë djegur makinë n kanë ikur nga vendi i ngjarjes me biçikletë.

Sipas tij në momentin e ngjarjes ka pasur dëshmitarë që kanë rrëfyer të gjithë skenën. Ndërkohë Alikaj deklaron se nuk ka konflikte me asnjë person.

Alikaj tha se pas dëshmive të personave që kishin qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes, autori pasi i kishte vënë zjarrin makinës, ishte larguar me biçikletë. Mes të tjerash biznesmeni pohoi se nuk kishte konflikte me asnjë person.

“Dyshoj se lidhet me denoncimet që kam bërë në Facebook. Nuk kam pasur kërcënime, dua të di pse e kanë bërë. I ofroj autorit që e ka bërë, 10-fishin e shumës që i kanë ofruar”, tha Alikaj.

I dogjën makinën, biznesmeni thirrje autorit: Më thuaj urdhëruesin, 10-fish do shpërblehesh dhe…

Një ditë pasi i dogjën makinën, biznesmeni vlonjat, Eduard Alikaj, i kërkon bashkëpunim personit që hodhi benzinën dhe ndezi çakmakun, për t’i treguar kush e urdhëroi.

makina

Në këmbim, i thotë se do ta ketë jo vetëm mik, por do ta paguajë si shpërblim 10 fish më shumë se urdhëruesi.

Postimi i Alikajt 

Kisha vendosur ta ndèrroja.
Tani mè duhet ta ri-bèj sepse jo vetèm u dogj pèr mua, por edhe mè tregoi se deri tek ajo mund tè afrohen.
Pèr afeksion do ta mbaj.
Shyqyr Zoti pati dèshmimtar qè vèmendjen ua tèrhoqi çakmaku qè ndezi benzinèn. Policia e Zjarrèfikèsit ndèrhyn me shpejtèsi duke kufizuar edhe dèmet. Herèt a vonè do dali si e qysh?!
Po njè apel kam pèr atè fukara qè hodhi benzinèn. Pèr atè qè pèr pak shpèrblim, èshtè shfrytèzuar nga tè tjerè.
Gjej mènyrèn, e mè bèj tè ditur kush….(?!)
10-fish do shpèrblehesh e mik do tè kem.
Çfarèdo do mè thuash do vdesi me mua.
Mos ngurro!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura