I dha fund epidemisë dy javë më parë, por ky shtet i rajonit raporton 9 raste të reja të infektuar

Jun 18, 2020 | 17:19
SHPËRNDAJE

Dy javë pasi qeveria malazeze shpalli fundin e epidemisë së koronavirusit, Instituti i Shëndetit Publik atje raportoi 7 raste të reja ditën e djeshme.

Coronavirus outbreak. Pathogen affecting the respiratory tract. COVID-19 infection. Concept of a pandemic, viral infection. Coronavirus inside a human. Viral infection causing chronic disease. 3D illustration
Coronavirus outbreak. Pathogen affecting the respiratory tract. COVID-19 infection. Concept of a pandemic, viral infection. Coronavirus inside a human. Viral infection causing chronic disease. 3D illustration

Në 17 qershor u analizuan gjithsej 200 mostra, prej të cilave shtatë ishin pozitive, duke e çuar në nëntë numrin e përgjithshëm të rasteve aktive të COVID-19 në Mal të Zi, tha të mërkurën, Instituti Shëndetësor, një njësi me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në mesin e pacientëve të rinj, katër janë kontakte të një rasti të konfirmuar më parë, ndërsa për tre pacientë të rinj aktualisht jemi duke kërkuar burimin e infeksionit“, tha instituti shëndetësor.

Katër nga pacientët e rinj janë banorë të Podgoricës, ndërsa tre të tjerët janë nga Cetinje, Rozaje dhe Berane, shtoi instituti.

Mali i Zi raportoi më 14 qershor rastin e parë të COVID-19 në territorin e tij që nga 5 maji. “Ky është një rast i importuar i një personi që kishte qenë në Bosnje dhe Hercegovinë ditët e mëparshme,” tha instituti shëndetësor atëherë.

Më 3 qershor, qeveria shpalli fundin e epidemisë COVID-19 në Mal të Zi pasi 28 ditë kaluan pa raste të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura