I dehur dhe i shtrirë në mes të rrugës, mjekët tentojnë të ndihmojnë shqiptarin. Ai i vërsulet dhe …

Jan 29, 2020 | 9:54
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 45-vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane, rreth orës 5 të pasdites, në datën 26 janar.

ambulanza

Burri, banues prej kohësh në Rimini për shkak se ishte dehur u tentua të ndihmohej punonjësit e shëndetit të Kryqit Blu të Riccione, por reagimi i tij përkundrejt tyre ishte i dhunshëm.

Siç ishte i shtirirë në tokë, shqiptari nuk pranoi të ngrihej dhe të futej në ambulancë. Pasi fyeu dhe pështyu operatorët, ai madje sulmoi fizikisht njërën prej tyre.

Situata degjeneroi në atë masë sa punonjësit e shëndetësisë u detyruan të mbyllen brenda ambulancës për të shpëtuar nga reagimi i shqiptarit dhe më pas kërkuan ndërhyrjen e policisë.

Policët u përpoqën ta qetësonin shqiptarin dhe e bindën që të linte ndihmën të vepronte, por burri reagoi duke sulmuar edhe policët gjithashtu.

I akuzuar për rezistencë dhe goditje të zyrtarëve publik, 45-vjeçari tani është në paraburgim dhe në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Pas sulmit, agjentët që ndërhynë për ta ndaluar atë dhe një prej punonjësve të shëndetit përfunduan në spital për t’u mjekuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura