Humor në Gjirokastër, arbitri mbyll ndeshjen dhe më pas … mbërrin Bylis

Dec 13, 2017 | 15:07
SHPËRNDAJE

Ekipi i Bylisit nuk është paraqitur në orar për ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit, që do të luhej për Kupën e Shqipërisë. Vetëm 4 lojtarë janë paraqitur në orarin e duhur nga ekipi ballshiot dhe sipas rregullores arbritrat pritën për 45 minuta klubin mik dhe meqë ata nuk erdhën u vendos që ndeshja nuk do të zhvillohet.

bylis

Menjëherë pas këtij vendimi ka mbërritur ekipi i Bylisit, pas rreth 60 minutash vonesë, por gjithsesi ndeshja u anulua dhe Luftëtari e fitoi ndeshjen në tavolinë. Ndërkohë mësohet se klubi i Bylisit pretendon se vonesën e ka sjellë prishja e autobusit me të cilin po shkonin në Gjirokastër. Siç dihet largësia midis dy qyteteve është 1 ore e gjysëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura