Humbjet e forcave ruse në fushëbetejë, lideri çeçen thirrje Putin: Duhen përdorur armët bërthamore!

Oct 1, 2022 | 18:58
SHPËRNDAJE

Ramzan Kadyrov , lideri i Çeçenisë dhe një aleat i ngusht i presidentit rus Vladimir Putin, tha sot se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore me fuqi të ulët në Ukrainë pas disfatës së re në fushën e betejës.

Ramzan Kadyrov-Lideri_Cecenia

Në një postim në Telegram ku kritikon komandantët rusë për braktisjen e qytetit Liman në Ukrainën lindore, Kadyrov shkruan: “Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore”.

Siç dihet, udhëheqësi çeçen dhe luftëtarët e tij patën një kontribut vendimtar në kapjen e qytetit të Mariupolit nga rusët në fund të marsit.

Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vijon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase.

Ushtria ukrainase hzri këtë të shtunë në qytetin e Limanit, në Ukrainën lindore , ku janë ndezur përleshjet me forcat ruse, tha Serhii Tserevaty, një zëdhënës i forcave të Ukrainës lindore.

Më herët sot, ushtria e Ukrainës njoftoi se kishte “rrethuar” disa mijëra ushtarë rusë në Liman, një qendër hekurudhore me rëndësi kritike për Moskën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura