Humbi jetën në aksident, ndërsa babai u plagos rëndë/ Mesazhet e ndjera për familjen Kazazi të 10 vjeçarit shqiptar

Sep 28, 2020 | 11:39
SHPËRNDAJE

Lajmi për vdekjen e Kristian dje në mëngjes u përhap me shpejtësi në të gjithë vendin. Familja Kazazi është me origjinë nga Shqipëria, por ka jetuar në Itali për më shumë se njëzet vjet në Petritoli.

kazazizz

Kristiani ishte në zemrën e të gjithëve për buzëqeshjen dhe shkëlqimin e tij, me rezultate të mira në shkollë dhe i respektuar nga të tjerët.

Shumë afër të tij Brunilda, motrës Klarisa, babait të tij Toni si dhe miqve në fshati, Kristani ishte gjithashtu anëtar i këshillit të fëmijëve e krijuar së fundmi.

“Një tragjedi e tmerrshme. Nuk ka fjalë për të komentuar vdekjen e një fëmije që i gjithë komuniteti e njeh dhe e do”- thotë Luca Pezzani, kryetari i Petritoli, i cili pasi u paralajmërua për atë që kishte ndodhur mëngjesin e djeshëm menjëherë shkoi në morg për të qenë afër nënës së Kristianit.

Një fëmijë që është gjithmonë i qeshur, i gëzuar dhe i shoqërueshëm – thotë kryetari i bashkisë – që pasqyron karakterin e familjes Kazazi. Një familje e adhurueshme ndaj së cilës komuniteti ju bën të ndjeni gjithë afërsinë në këtë moment të një dhimbje kaq të madhe dhe të pashpjegueshme”- shton ai.

Shumë njerëz vizituan sallonin e varrimit në morgun e Fermos, i cili mbeti i hapur për të lejuar ceremoninë. “Duket e pamundur që ka ndodhur” – thotë nëna e një shokut të Kristian – “një fëmijë i sjellshëm dhe i adhurueshëmAshtu si me djalin tim, Kristiani ishte shumë i lidhur me kaq shumë fëmijë dhe adoleshentë dhe duket e pamundur që ai të mos jetë më“.

Mendimet e mia si nënë dhe gruathotë një nënë tjetër – shkojnë te Brunilda, për dhimbjen e saj. Nuk ka shumë fjalë për të përshkruar këtë tragjedi. Unë thjesht them se nuk duhet të tregosh ose lexosh kurrë një histori si kjo”, citojnë mediat lokale.

Fëmija 10 vjeçar që humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, teksa udhëtonte me babain për të shkuar tek një restorant ku punonte mamaja e tij gjatë fundjavës.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi kur babai i tij 40 vjeçar humbi kontrollin e automjetit të tij për arsye ende të panjohura. Për pasojë, mjeti doli jashtë rruge dhe u përmbys, duke u shkatërruar thuajse plotësisht.

Fëmija 10 vjeçar ndërroi jetë në vend, ndërsa babai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

LEXO EDHE:

Aksidenti tragjik/ Vdes fëmija 10 vjeçar, në gjendje të rëndë shëndetësore babai i tij. Si ndodhi ngjarja

FOTO-LAJM/ Shihni se si është shkatërruar makina ku humbi jetën 10 vjeçari shqiptar dhe u plagos rëndë babai i tij

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura