Horoskopi i datës 20 prill 2018

Apr 20, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

horoskopiDASHI

Gjatë ditës së sotme do të jeni të favorizuar nga disa planetë. Në aspektin afektiv nëse partneri juaj  nuk do i besojë propozimet tuaja, mundohuni ta bindni me një premtim.

 

DEMI

Do të jeni mjaft të gatshëm për të kapur çdo mundësi që do ju prezantohen gjatë ditës së sotme. Në kohën e lirë do ti dedikoni më shumë kohë vetes suaj. Në aspektin afektiv do të qetësoni partnerin mbi diçka që e ka shqetësuar kohët e fundit.

 

BINJAKET

Do të jeni të impenjuar e nuk do të keni shumë kohë për t’ju dedikuar vetes suaj. Në ambientin e punës impenjime të ndryshme do  ju shkaktojnë një gjendje  mjaft të ngarkuar emocionale. Në aspektin afektiv diçka  edhe mund të mos shkojë mirë, ndaj kujdes!.

 

GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme disa nga ndikimet planetare do ju ndihmojnë në zgjidhjen e disa problemeve në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të gatshëm për të njohur persona të rinj.

 

 

LUANI

Yjet për sot ju sugjerojnë të jeni të ëmbël me partnerin tuaj e ti kushtoni më shumë  vëmendje. Në ambientin e punës do të keni mbështetjen e kolegëve për një projekt të ri.

Një këshillë:  merrini vendimet tuaja me kurajë.

 

VIRGJERESHA

Kini kujdes dhe mos i besoni shumë aparencave. Forma mund të jetë shumë e bukur dhe mund tu tërheqë aq shumë sa t’ju bëjë të harroni arsyen. Fatmirësisht planetët në shenjën e Bricjapit do ju ndihmojnë të qëndroni me këmbë në tokë.

 

 

PESHORJA

Për faj të planetëve në shenjën e Bricjapit, sot edhe pse ju nuk dëshironi të jeni pjesë e ndonjë konflikti, nuk do të arrini ta evitoni dot. Sidomos në planin profesional situata do të jetë e vështirë.

 

AKREPI

Shume impenjime në fushën profesionale po ju largojnë nga miqtë dhe nga partneri juaj. Mundohuni ta rregulloni këtë sa më parë pasi , pasi do të jeni në tension të madh .

 

SHIGJETARI

Do të jeni mjaft joshës sot e do të keni mundësi të bëni mjaft persona për vete. Në ambientin e punës do të jeni të saktë e të vendosur për të vënë në jetë projektet tuaja.

 

BRICJAPI

Do të ndjeni nevojën për tu sqaruar në aspektin afektiv. Në ambientin e punës në qoftë se dëshironi të rriteni profesionalisht duhet të ndiqni rrugë të reja. Një këshillë: mos u ndalni nga pengesat.

 

UJORI

Lajme të mira janë duke mbërritur . Në aspektin afektiv harmonia me partnerin do të bëjë që të kaloni një ditë mjaft të këndshme.  Mos mendoni shumë për punën sot.

 

 

PESHQIT

Nuk duhet të shqetësoheni pasi do të keni përshtypjen se në ambientin tuaj të punës gjërat nuk shkojnë mirë, pasi me kalimin e kohës gjithçka do të rregullohet. Në aspektin afektiv tregohuni të kujdesshëm e evitoni gënjeshtrat sot.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura