Homazhe për Azemin, Basha: Zotohemi, s’do pranojmë një diktaturë të re të krimit e drogës

Sep 12, 2017 | 11:16
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka kryer sot homazhe te memoriali i Azem Hajdarit, ku fjalën e parë pas vendosjes së kurorave me lule e ka marrë kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e cilësoi figurën e Hajdarit, “zemrën e kurajos demokrate”.

basha

“Ne sot vijmë këtu vendosmërisht për të mos e tradhëtuar kurrë kujtimin e Azemit, as vlerat për të cilat ai ra në altarin e përjetshëm të lirisë dhe demokracisë. Për u zotuar që kurrë më s’do pranojmë një diktaturë të re të krimit, drogës dhe pushtetit personal.
Liria dhe demokracia janë vlerat tona të patjetërsueshme duke luftuar dhe fituar për to”, tha Basha.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha eshte shprehur se sot PD duhet të vazhdoje “betejën dhe sot me të vendosur se kurrë për ideale, për të cilat ai flijoi jetën e tij”

“Sot për ne është një ditë që ne kujtojmë me dhimbje të madhe aktin barbar të kryer nga regjimi, ekzekutimin para selisë së PD të tribunit të lirisë, Azem Hajdarit, njeriut që ka bërë si individ më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Ishte gjoksi i tij që ngrihej në 8 dhjetor në rrugët e Tiranës përballë barrikadave e autoblindave, batalioneve, policisë, ushtrisë, që solli çeljen e dyerve, bashkë me studentët e tjerë të lirisë për shqiptarët. Të ngrohemi sa herë që rrëzohemi, të vazhdojmë betejën dhe sot me të vendosur se kurrë për ideale, për të cilat ai flijoi jetën e tij. Ndaj dhe njëherë thirrja ime le të na frymëzojë guximi, vizioni, trimëria, e tribunit tonë legjendar për të realizuar sa më shpejt, sa më të vendosur, idealet, për të cilat ai ra dhe që sort janë në vështorësi hsumë të madhe, kam besim se do t’ja dalim”, tha Berisha.

Ne ceremonine e homazheve te memoriali i Azem Hajdarit, ra ne sy mungesa e kritikeve te Bashes, njekohesisht ata qe ai i la jashte listave te deputeteve, si Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura