HISTORIKE/ Gruaja që ‘theu’ Gjykatën në Turqi, arrin të mbajë vetëm mbiemrin e vajzërisë

May 30, 2015 | 16:45
SHPËRNDAJE

Për herë të parë në histori, dhe në kundërshtim me vendimet e saj të mëparshme mbi këtë çështje në të kaluarën, Gjykata e Lartë e Apelit e Turqisë ka vendosur që gratë tashmë mund të përdorin vetëm mbiemrin e vajzërisë, pas martesës.

 

Vendimi vjen pas një beteje të gjatë që ka bërë një grua që po luftonte për të përdorur vetëm mbiemrin e beqarisë pas ajo u martua.

Gjykata e dha vendimin e saj historik në favor të ankesës dhe lejoi që gruaja të përdorë vetëm mbiemrin e saj të vajzërisë, ndërsa në vendimin e dhënë Gjykata i është referuar edhe Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW).

Vendimi unanim i lëshuar nga Gjykata e Lartë e Apelit më 28 prill ka vendosur një precedent. Kështu, tani e tutje, çdo grua e martuar do të jetë në gjendje të përdorë vetëm mbiemrin e saj të vajzërisë thjesht duke bërë një apelim në gjykatë.

Sipas Kodit Civil turk, femrat mund të mbajnë emrin e tyre të vajzërisë, pas martesës, por janë të detyruara që të përdorin gjithashtu edhe mbiemrin e burrit të tyre, raporton”Hyrriet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura