Historia/ “10 mijë euro, ose tregova lidhjen”, kush është modelja shqiptare që qëlloi hoxhën me armë

Nov 8, 2019 | 11:46
SHPËRNDAJE

Vajza qe qelloi me arme ndaj baneses se hoxhes Sead Bejta në Mitrovicë eshte emer i njohur ne boten e ekranit. Ajo eshte Suzana Tahiri, 28 vjeçarja qe njihet edhe me emrin “Shqiponja” per shkak te nje tatuazhi te madh qe ka ne shpine. 

suzana

Sipas Insajderit, ajo akuzohet per zhvatje dhe kercenim ndaj hoxhes, me te cilin ka pasur lidhje intime.

Në kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit të siguruar nga Insajderi, thuhet se: “E pandehura Suzana Tahiri ka pasur probleme shëndetësore, dhe ka shkuar te hoxha Sead Bejta per ta ndihmuar ne problemet qe kishte. Me pas kanë hyrë në lidhje dashurie. Sead Bejta, hoxha ka dashur të ndërprese lidhjen me të, mirëpo e pandehura e ka kanosur përmes mesazheve në telefon, duke i thënë se nuk do ta lëre të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk i jep 10 mijë euro asaj”.

Sipas kësaj kërkese, hoxha i kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga e pandehura kishin vazhduar, deri më 5 nëntor kur ajo shkon në shtëpinë e tij në fshatin Zhabar të Ulët dhe aty qellon me armë zjarri. Ajo ka pranuar të gjitha veprat me të cilat ngarkohet.

I dëmtuari, Sead Bejta ka pranuar se ka pasur kontakt me të pandehurën dhe se si ajo e ka shantazhuar dhe kanosur atë. Armen e perdorur prej saj e kane gjetur hetuesit dhe me pas e kane sekuestruar si prove, se bashku me nje gezhoje te gjetur prane baneses se hoxhes, ne kohen qe ajo qelloi.

Por, kush është Suzana Tahiri?

Suzana Tahiri, ndryshet njihet edhe si modelja e “Shpisë së Kosovës”, një reality show. Pas, daljes nga “shtëpia” Suzana thuhet se ka vazhduar karrierën e saj si modele, duke u angazhuar në sfilita, reklama e fotosesione të shumta.

Në një intervistë ajo kishte thënë se ëndrra e saj është të bëhet presidente e vendit.

Tahiri njihet si përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës, ka qenë edhe femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri, derisa ka mbajtur edhe postin e kryetares në nëndegën e PDK në fshatin Pantinë. E me 7 gusht të këtij viti, ajo kishte ofruar dorëheqjen nga gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dorëheqja ime vjen si rezultat i rrjedhave të procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Vushtrri, veçanërisht të zgjedhjes së Kryesisë, ku shumë njerëz meritor mbeten pa hy në kryesi, duke i anashkaluar edhe shumë nëndegë dhe duke i zgjedhur kryesinë nga pak nëndegë”, kishte deklaruar ajo, shkruan Insajderi.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka kërkuar masën e paraburgimit për 28 vjeçare Suzana Tahiri, e cila para disa ditësh kishte shtënë me armë afër shtëpisë së hoxhës Sead Bejtës në Mitrovicë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura