Histori rrënqethëse, djali që u rrëmbye pak orë pas lindjes, takon të ëmën 41 vite më pas

May 26, 2015 | 16:28
SHPËRNDAJE

Një mrekulli mund të quhet ajo që i ka ndodhue kësaj nëne dhe djalit të saj, me të cilin është takuar pas më shumë se 41 vitesh, që kur asaj ia rrëmbyen disa orë pas lindjes.

Djali dhe e ema

 

Ato nuk mund të flisnin edhe sikur të donin, sepse flasin dy gjuhë të ndryshme, por gjuha e gjakut dhe e zemrës nuk i ka penguar që të rrinë për minuta të tëra të përfqafuar në takimin e tyre të parë ne jetë.


Kur ata u takuan në Aeroportin Ndërkombëtar në Santiago, të dy pa fjalë, por me sy të përlotur dhe me një dashuri të madhe që dukej në gjestet e tyre, qëndruan gjatë në krahët e njëri-tjetrir, sa vështirë se mund të kishte njeri që t’i ndante sërish.

Nelly Reyes ditën e takimit me të birin kishte pritur me orë të tëra në aeroport duke mbajtur një letër të shkruar me dorë ku lexohej: “Duke pritur me dashuri Travisin, mami Nelly dhe familja”.

Në anën tjetër të terminalit të aeroportit, Travis Tolliver ishte i shqetësuar dhe shumë nervoz deri në minutën e fundit, për shkak të gjuhës të cilën nuk e njihte.

Tolliver po derdhte lot gëzimi kur pa të ëmën e tha: “Nuk di se ç’ndjej. Është çmenduri. Kurrë nuk kam menduar se mund të ndodhë kjo”.

 “Do ta përqafojë atë çdo ditë. E dua shumë”, tha e ëma.

Tolliver lindi në vitin 1973 por vetëm pas disa çastesh nëna e tij ishte gënjyer se djali i kishte vdekur, pa ia treguar trupin e tij dhe pa i dhënë kurrfarë certifikatë që vërtetonte vdekjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura