Hidhet nga ura, vetëvritet regjisori britanik, Tony Scott

Aug 20, 2012 | 15:20
SHPËRNDAJE

Regjisori Toni Scott, i mirënjohur për filmat “Top Gun” dhe “Beverly Hills Cop II” është ndarë sot nga jeta pasi u hodh nga ura “Vincent Thomas” në San Pedro, Kaliforni, tha një hetues nga Los Angelos.

Burimet policore thanë se, Scott, 68 vjeç, u hodh nga ura rreth orës 12:30 pasdite me orën lokale.

Ka qenë një kalimtar që ka parë Scott të hidhet nga ura, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

Autoritet nuk kanë pranuar të flasin lidhur me një letër, për të cilën thuhet se është gjetur në makinën e regjisorit, ku shpjegohen edhe arsyet e vetëvrasjes.

Top Gun

Regjisori i famshëm, emri i plotë i të cilit është, Athony D.L. Scott ka lindur në North Shield, Angli në vitin 1944.

Ai ishte pjesë e sheshxhirimeve që kur ishte adoleshent, pasi shoqëronte vëllain e tij më të madh, Ridley Scott.

Në vitin 1995 të dy u bashkuan për të krijuar kompaninë e prodhimit, Scott Free Productions.

Simon Salla, një zëdhënës që përfaqëson vëllezërit Scoot, konfirmoi vdekjen, ndërsa tha se, “familja kërkon respektimin e privatësisë në këto momente”

Tony Scott u bë një emër familjar në vitin 1986 si regjisor i filmit shumë të suksesshëm “Top Gun”, me protagonist aktorin e famshëm, Tom Cruise dhe Kelly McGillis. Ai e pasoi këtë film, me një tjetër mjaft të vlerësuar, “Beverly Hills Cop II” i vitit 1987, me protagonist, Eddie Murphy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura