HETIMET/ Kontroll dy celularëve dhe 400 fotove në aparatin e çiftit çek

Jul 5, 2015 | 9:06
SHPËRNDAJE

Grupi i hetimit i ngritur për zbardhjen e vrasjes së dy turistëve çekë ka bërë me dije dje se në makinën me të cilën udhëtonin viktimat janë gjetur dy telefonat celularë të shtetasve Michael Svatos, 27 vjeç, dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe.

Çifti çek i vrarë në Prekal

Në makinën me targa 4P8:9798 mësohet se janë gjetur edhe aparatet fotografike të dy turistëve. “Në total janë rreth 400 fotografi që po verifikohen.

Po kontrollohen gjithë fotot e bëra nga dy viktimat me aparatet profesionale që kishin me vete dhe me celularë”, thanë burimet e hetimit.

Sipas tyre, kontrolli i fotove po bëhet për të parë nëse turistët kanë fiksuar ndonjë imazh të autorit të vrasjes nëse ai ka qenë pasagjer në makinën e tyre para krimit.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura