Hetimet/ Killeri serial i prostitutave në Itali, kush janë viktimat shqiptare

Apr 25, 2016 | 11:43
SHPËRNDAJE

Janë më shumë se 7 gra të ekzekutuara nga vrasësi më i egër serial i të historive kriminale në Itali, në emër të Maurizio Minghellas. Viktimat janë të gjitha prostituta, mes të cilave edhe shumë shqiptare. Veprat janë kryer mes viteve 1996 dhe 1998 në Torino të Italisë.

Maurizio është tashmë i arrestuar, por, dyshimet e policisë se ka më shumë se 7 viktima, kanë shërbyer si indicie për të rihapur hetimet ndaj tij. Në arkiva, policia italiane ka dokumentuar emrat e prostitutave të vrara, ADN, gjurmë gishtërinjsh, litarë e rripa të cilat përdoreshin nga vrasësi serial për të mbytur vajzat.

2996085-16500-kGd-U10701216693340p0H-1024x576@LaStampa.it

 

Viktimat

Mes viktimave të vrasësit serial italian janë edhe shumë prostituta shqiptare. Ndër to janë Heriona Sulejmani e vrarë në moshën 16-vjeçare, Atli ‘Elisa’ Isaku 22 vjeç, Nadia Shehu u gjet e vdekur më 1 gusht 1997, Floreta Islami e vrarë në vitin 1998. Gratë e tjera të vrarë janë Ebe Romano 35 vjeç, Fatima ‘H Dido, Tina Motoc, Cosima Guido.

Vrasja e parë

Në vitin 1978, Maurizio Minghella u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 femrave në Genoa. Pas 18 vitesh ai u lirua nga burgu dhe u zhvendos në Torino, ku pasoi vrasjet e tjera. Sipas hetimeve, ai përdorte teknikat e mbytjes me shami dhe mjete të tjera e më pas i mbështillte me qilim.

Hetimet e policisë

Hetuesi Marco Martino vendosi të rihapë çështjen me dyshimin se ka ende gra të tjera të vrara nga Maurizio Minghella, krime që mund të mos jenë zbuluar. Dyshimet nisën pasi u zbulua vrasja e një prostitute shqiptare në vitin 1998. Bëhet fjalë pikërisht për Floreta Islami, vrasja e të cilës u zbulua para pak kohësh. Ajo ishte mbytur me shall dhe aty ishin zbuluar gjurmë të vrasësit serial.

Burimi: lastampa.it

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura