Hetim fotos së Ramës me Obamën në 2012, shqiptari që pagoi 80 mijë USD rrezikon burgun

Jun 30, 2016 | 8:15
SHPËRNDAJE

Një shofer limuzine ka pranuar kalimin e paligjshëm të një shume prej 80 mijë USD nga kryetari i Partisë Socialistem, Edi Rama për fushatën e rizgjedhjes President të Barack Obama, shkruajnë mediat amerikane.

rama obama 2012

New Jersey 101.5 raporton se Bilal Shehu, një 48 vjeçar shtetas amerikan u deklarua fajtor të mërkurën pasi ka dhënë me vetëdije donacione dhe kontribute të huaja për fushatën e presidentit amerikan.

Ai rrezikon të dënohet me 5 vjet burg dhe 250 mijë USD gjobë, ndërkohë që vendimi do të jepet në 5 tetor.

Prokurorët federalë thonë se Shehu në vitin 2012 bleu bileta për mbledhje fondesh në fushatë në emër të tij dhe të gruas së tij në San Francisco.

Megjithatë Shehu tregoi se ka shkuar në takim me Edi Ramën, i cili është tani kryeministër i një vendi në Europën Juglindore, shkruan media amerikane.

Lajmi ne median amerikane
Lajmi ne median amerikane

Edhe pse Rama ka mohuar se ka marrë pjesë në takimin e fushatës, ai arriti të shkëpusë një foto me Presidentin Obama i cili shfaqet duke qeshur.

Rama e përdori këtë foto në fushatën zgjedhore në Shqipëri. Ai e postoi fotografinë edhe në faqen e tij në Facebook.

Një vit më vonë, në 2013, partia e tij fitoi shumicën e vendeve në Parlament dhe ai u bë kryeministër i vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura