Helmimi i ish- spiunit rus, mediat britanike: Londra gjen fajtorin, e drejton gishtin nga…

Mar 12, 2018 | 13:16
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Sigurimit Britanik, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministrja Theresa May, ku do të diskutohet për sulmin nervor që i shkaktoi vdekjen ish-spiunit rus, Sergei Skripal.

Tom Tugendhat, i cili kryeson komitetin e punëve të jashtme të Commons, tha se nëse Theresa May do të akuzojë Rusinë në lidhje me vrasjen e Skripal, “Mbretëria e Bashkuar duhet të hartojë rregulla të reja për të ndalur oligarkët ruse që shpenzojnë pasurinë e tyre në Londër”.

Sergej Skripal, ish-koloneli që punoi për britanikët e i dënuar nga rusët, në bisedë me avokaten në vitin 2006
Sergej Skripal, ish-koloneli që punoi për britanikët e i dënuar nga rusët, në bisedë me avokaten në vitin 2006

“Presim që kryeministrja të bëjë një njoftim së shpejti, dhe sinqerisht do të isha i befasuar nëse nuk e drejtonte gishtin mbi Kremlinin”, tha ai për BBC.

Në takim do të marrin pjesë disa ministra të cilët sipas mediave britanike do ti kërkojnë kryeministres May që të mbajë një qëndrim të ashpër në lidhje me Rusinë, qëndrim më agresiv se ai që u mbajt në 2006, kur u helmua Aleksandrit Litvinenko në Londër.

Sekretari i jashtëm, Boris Johnson, i cili lëshoi akuza mbi Rusinë në Commons javën e kaluar, thuhet se do të kërkojë së bashku me sekretarin e mbrojtjes, Gavin Williamson dhe kancelarin Philip Hammond, ashpërsim të gjuhës mes Londrës dhe Moskës.

Javën e kaluar ish-spiuni rus Skripal vdiq pas një helmimi, pas të cilit sipas mediave të huaja thuhet se fshihet Kremlini.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të parandalojmë oligarkët rus të cilët prej 20 vitesh vjedhin popullin rus dhe shpenzojnë pasurinë e tyre në Londër”, tha Tugenthat.

“Po shohim që paratë ruse po korruptojnw edhe institucionet e tjera. Pra, duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që ne të mos bëhemi viktima për këtë skemw. Kjo do të thotë jo vetëm që të mbrohemi duke reaguar ndaj veprimeve të agresionit siç e kemi parë, por edhe duke kontrolluar përhapjen e parave të korrupsionit rus”, tha ai.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura