Helmimi i ish-spiunit rus dhe vajzës së tij, dalin emrat e dy autorëve. Udhëtuan nga Moska në Londër me …

Sep 5, 2018 | 13:59
SHPËRNDAJE

Identifikohet dy persona, shtetas ruse si te dyshuar per helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës se tij, Yulia.

ruset

Mediat e huaja, referuar policise dhe prokurorise britanike bejne me dije se “Ekzistojnë prova të mjaftueshme për të akuzuar Alexander Petrovin dhe Ruslan Boshirovin për sulmin në Sallsbëri”.

Nga hetimet ka dale se te dy ata kanë udhëtuar nga Moska për në Londër me pasaporta ruse, dy ditë përpara sulmit në Sallsbëri.

Ish spiuni rus, 66 vjeç, dhe vajza e tij, Yulia, 33 vjeçe, u helmuan me agjentin nervor Noviçok në muajin mars.

Autoritetet britanike publikuan edhe fotografitë e të dyshuarve dhe thanë se do të kërkojnë urdhër-arrest evropian dhe jo ekstradim, pasi Kushtetuta e Rusisë nuk lejon ekstradimin e shtetasve të vet.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme ruse tha se emrat dhe fotografitë e dy burrave “nuk do të thonë asgjë për Moskën”.

Kujtojme se Kremlini e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Skripalëve, madje kjo ceshtje u be shume shpjet shkak per perplasjen mes dy vende qe u finalizua me debim te diplomateve ruse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura