Hekurudhat, koncesioni i parë nga Ballshi në Vlorë

Jun 3, 2015 | 17:01
SHPËRNDAJE

Afati për të cilën këto dy linja do të mund të shfrytë- zohen nga privati është 25 vjet. Të gjithë kompanitë që do të jenë të interesuara për këtë koncesion do të duhet që të paraqesin ofertat e tyre brenda datës 20 korrik.

Foto Ilustruese: Trenat e rinovuar në stacionin e Vorës

Në fakt koncesioni parashikon që kompania e interesuar të investojë në linjë, pra, konkretisht ta rehabilitojë, të bëjë pjesën e operimit, pasi ka fituar të drejtën e shfrytë- zimit të rrjetit.

LINJAT

Në dokumentet e saj, Ministria e Transportit përcakton se në total me koncesion do të kalojnë 60 kilometra hekurudhë. Linja e parë hekurudhore Fier-Ballsh, ka një gjatësi 26 kilometra. Fillon nga ndërruesja (devijuesja) përkatëse në linjën kryesore Fier – Vlorë dhe përfundon në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Linja e dytë hekurudhore Fier –Vlorë fillon nga stacioni i udhëtarëve Fier deri në stacionin e udhëtareve Vlorë.

Konsiderohet e ndërtuar në një rajon pothuajse fushor, por tepër ranor, që ka krijuar kushte të vështira pune, sidomos në zonën e Vlorës (pjesa përballë lagunës së Nartës). “Segmenti hekurudhor ka një gjatësi prej 34 km, një tunel prej 758 metrash, ai i “Qafës së Koshovicës”, ura në Levan 840 m e gjatë, e cila ndodhet në një zonë ujore, ura mbi lumin Vjosë 300 m e gjatë me dy kalime (si e trenit dhe e makinave), mbikalimin e Mifolit”, sqarohet në dokumentin e Ministrisë.

KONCESIONI

Jo pa qëllim duket se linja e parë që kalon me koncesion janë Fier-Ballsh dhe FierVlorë. Duket se përfitimin primar apo klientët e parë që do të paguajnë për shërbimin te koncesionari janë kompanitë që nxjerrin naftë në zonën e Ballshit dhe më gjerë. Nga aty, përmes hekurudhës, drejtimi do të jetë drejt Portit të Vlorës.

Transporti hekurudhor është ndoshta ndër më ekonomikët sa i përket zhvendosjes së mallrave apo mineraleve. Por koncesionari do të duhet që në ofertën e tij që do të paraqesë pranë qeverisë të përcaktojë sesa tonë minerale apo materiale do të transportojë në vit, sa pasagjerë, për sa muaj do të kryejë punimet në linjë, sa do të jetë vlera e investimit në të, kostoja e makinerive dhe pajisjeve, si dhe vlera e tarifës koncesionare e shprehur në përqindje. Në fund duhet të përcaktohet edhe vlera në para që do i paguhet Autoritetit Kontraktor, që do të japë të drejtën koncesionare. 

NERTILA MAHO 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura