Havzi Nela në ’60: Të kapim Enverin me 2 batalione nga Kukësi, në KQ të PPSH

Feb 6, 2016 | 8:30
SHPËRNDAJE

Të kishe mendimin në kokë për të vrarë Enver Hoxhën në fund të viteve ’60 ishte më shumë se guxim, duke pasur parasysh se ishte në kulmin e fuqisë diktatoriale. Ndërsa ta bëje publike dhe ta thoshe me zë të lartë, që “po, ne donim të ekzekutonim Enver Hoxhën si e vetmja mënyrë për të rrëzuar sistemin”, ishte më shumë se çmenduri.

Jo më kot edhe intelektualët kuksianë të arrestuar në vitin 1969 me aktakuzën e nenit 67, “Terror për vrasjen e Enver Hoxhës”, u konsideruan si të çmendur dhe disa prej tyre u vizituan edhe nga psikiatrit. Por ishte pikërisht këmbëngulja e tyre në pranimin e së vërtetës që i shpëtoi ata nga litari apo plumbi, nga vdekja e sigurt.

Sepse Enver Hoxha nuk mund të pranonte që intelektualët shqiptarë, ata për të cilët investoi për t’i arsimuar, kërkonin që ta eliminonin fizikisht. Jo, ky ishte një mesazh i gabuar që do të përçohej në popull, ku propaganda idealizonte udhëheqësin.

xhevat-gjana

Ndaj Enver Hoxha urdhëroi që grupit t’i hiqej aktakuza për vrasjen e tij dhe ata të dënoheshin vetëm për agjitacion e propagandë, ku dënimi ishte deri në 10 vjet. Më pas, Hoxha bëri një turne në Kukës, Krumë e Pukë, duke shuar një herë e mira iniciativat e intelektualëve kundër tij. Por kjo vizitë në Veri do të ishte vetëm starti i reprezaljeve që më pas do të niste kundër elitës së shoqërisë…

Kjo është një pjesë e rrëfimit nga njëri prej të dënuarve të këtij grupi, 70-vjeçarit Xhevat Gjana. Në vijim të intervistës për gazetën “Panorama”, ish-i burgosuri politik tregon për mbijetesën në kampin e Spaçit dhe Burgun e Burrelit, si dhe disa detaje për të mos u humbur për Adem Allçin, Havzi Nelën e Nexhmije Hoxhën…

xh1

xh2

xh3

xh4

xh5

xh6

xh7

xh8

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura