Habit deputeti: Familja Balili është patriote. Turp që Greqia e sulmon

Feb 6, 2017 | 13:00
SHPËRNDAJE

Deputeti Eduard Ndocaj ka qënë sot në Delvinë ku ka takuar Rigels Balilin, kreun e Bashkisë së Delvinës dhe nipin e Klement Balilit, në kërkim ndërkombëtar.

KLement BalDeputeti Ndocaj shkruan se familja Balili është nga më të mirat në Shqipëri dhe se ajo sulmohet nga Greqia.

Sipas tij Balili është familje patriotike dhe nuk ka lidhje me kartelet e drogës në Kolumbi.

STATUSI

Sot, deputeti Ndocaj pati kenaqesi te takohej me Rigels Balili ne Santa Quaranta. Rigelsi, jo vetem Kryetar Bashkie i Delvines por edhe nje djale punetor e patriot.

Keta jane te gjithe familje punetore qe njihen ne gjithe Saranden e Delvinen. Jane marre me sipermarrjen qe ne fillim te viteve ’90 dhe ne gjithe keto vita kane punesuar dhe kane mbajtur qindra familje te ndershme e punetore.

Vetem sot, ne hotelin Santa Quranta ka qindra punetore. Greqia eshte munduar me shekuj qe familjet mira shqiptare t’i sulmoje e kete e ka bere qe te kete influencen e saj te plote ne Jug e Shqiperise.

Shqiperia ka nevoje per familje te ndershme e punetore qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit dhe ne ruajtjen e sovranitetit.

Shqiperia nuk eshte Kolumbi dhe historia jone kombetar eme familje patriotike nuk ka lidhje me kartelat e Kolumbise. Eshte e turpshme qe shqiptaret te quhet Eskobar.

Ne Shqiperi ka tituj: kapedan, bajraktar, aga e keto tituj meritojne te gjithe ato familje qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit.

Ndocaj1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura