Grushte me fizioterapistin, Dushkun e largojnë nga Tirana

Jul 28, 2015 | 22:13
SHPËRNDAJE

erion-dushku-200x300Erion Dushku largohet nga Tirana. Mbrojtësi i bardhebluve është larguar ditën e djeshme nga stërvitja përgatitore që po zhvillon skuadra kryeqytetase në Mavrov të Maqedonisë.

Shkak për largimin e tij është bërë një përplasje fizike që lojtari ka pasur me fizioterapistin e ekipit, Arzen Voci.

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në “Facebook”, klubi i Tiranës ka njoftuar largimin e lojtarit nga grumbullimi dhe pezullim pa afat për thyerjen e disiplinës.

Njoftimi i plotë:

Erion Dushku largohet nga skuadra

Erion Dushku eshte larguar nga Mavrova gjate dites se djeshme. Shkak per kete levizje eshte bere thyerja e disiplines dhe shkelja e rregullores se klubit. Kerkesen per te lene menjehere grumbullimin ja ka komunikuar trajneri Shkelqim Muca dje pasdite sapo ka nisur seanca stervitore.

arsen-voci-300x300Mbrojtesi eshte larguar nga Maqedonia per tu rikthyer ne Tirane. Klubi ka vendosur ta pezulloje pa afat Erion Dushkun per thyerjen e disiplines. Ne nje moment te dyte do te kete nje tjeter vendim per kete ceshtje.

Një “selfie” komprometuese, ka nxjerr në pah të vërtetën rreth ngjarjes mes Erion Dushkut dhe fizioterapistit të Tiranës Arzen Voci.

Teksa Olsi Teqja ka shkrepur një foto me ekipin në ditëlindjen e tij,në sfond duket pikërisht fizioterapisti me dorën në sy.


“Panorama Sport”.
                                                                                                   

Olsi Teqja duke bërë “selfie” me ekipin
Olsi Teqja duke bërë “selfie” me ekipin


                 

                                                                                                                                                                                                                                                

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura