Gruevski reagon pas protestave: Duhet gjetur një zgjidhje jo e dhumshme për krizën, Maqedonia do ecë përpara fuqishëm

May 17, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas protestave të mbajtura pasditen e së dielës në Maqedoni, kryeministri Nikola Gruevski deklaroi se nevojitet një zgjidhje për krizën që ka përfshirë vendin. Sipas tij, Maqedonia ka dalë më e fortë nga kjo situatë dhe se priste që protesta të ishte më e dhunshme. 

Nikola Gruevski

“Zgjidhja do gjendet bazuar në vullnetin e qytetarëve. Duhet të gjendet një zgjidhje për krizën, por jo e dhunshme ashtu siç ndoshta ishte planifikuar. Nga kjo krizë Maqedonia do të ecë përpara fuqishëm”,-ka thënë Gruevski. Më herët, opozita deklaroi se rreth 100 mijë protestues kërkuan largumin e tij nga qeveria. Sipas kreut të opozitës, Zaev, kryeministri Gruevski duhet të largohet sa më parë nga pushteti, në mënyrë që vendi të ketë një të ardhme jashtë konflikteve. 
Më herët, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin “Sitel” theksoi se nuk po planifikon që të dorëhiqet, pasi sipas tij mandatin e ka marrë vetëm një vit më parë, kur populli i ka dhënë besimin me votë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura