Gruaja e të arrestuarit për terrorizëm: Nipi i burrit është në Siri, por ne s’kemi lidhje me ISIS

Jul 1, 2015 | 12:15
SHPËRNDAJE

Diamanta Çoku, bashkëshortja e Baki Çokut, arrestuar sot në banesën e tij në Lushnje, me kërkesë të Italisë,në akuzë për terrorizëm, mohon gjithë sa thuhet. Ndonëse pranon se nipi i bashkëshortit të saj Aldo Kobuzi është në Siri.

Në një reagim për ‘News 24’, ajo shprehet e tronditur për akuzat. “Familja eshte terrorizuar nga arrestimi, nga prania e forcave të shumta policore dhe ndërhyrja e tyre”- ka thënë ajo.

Sipas saj, familja e saj është e varfër, jetojne në kushte të vështira dhe se nuk kane asnje lidhje me ISIS dhe terrorizmin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura